Elvana Gjata vishet si diva e muzikës shqiptare për Halloween, Ylli Limani s’i reziston dot
Elvana Gjata ka zgjedhur që të shndërrohet si këngëtarja Gili për Halloween. Elvana ka rikthyer një nga paraqitjet më ikonike të vitit 1995, kur Gili mori pjesë në festivalin e RTSH-së me këngën “Xixëllonja”. Elvana në performancën që pati mbrëmë ishte kujdesur në çdo detaj të dukej si Gili.
Këngëtarja ka ndarë një video në rrjete sociale, pranë së cilës shfaqet dhe Ylli Limani. Ky i fundit s’i reziston dot dhe i dhuron një puthje në faqe. Kujtojmë që dyshja e njohur kanë një duet super të suksesshëm bashkë si dhe miqësi të ngushtë që na e tregojnë shpeshherë përmes rrjeteve sociale.