Elvana Gjata thyen heshtjen; jeta e re si DIVA në SHBA, dhe projekti i parë botëror me firmën e Poo Bear dhe DJ-it të famshëm…

Qëndrim misterioz, buzëqeshje të kursyer dhe linja super të përkryera. Në fotot e reja që po botojmë në revistën “Story” këngëtarja e famshme shqiptare Elvana Gjata, thjesht na lë pa fjalë! Pasi festoi 30 vjetorin në 3 shkurt pranë kullës “Eifel” në Parisin e mrekullueshëm, artistja më e komentuar e këtyre kohëve, më në fund rikthehet me projektin e madh muzikor, që po realizohet në zemër të industrisë muzikore në SHBA. Ajo ka realizuar setin e parë të fotografive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që është angazhuar intensivisht me xhirime, pasi është shumë pranë publikimit të këngës së parë në anglisht. Njerëz të besuar dhe shumë pranë artistes kanë informuar për revistën “Story” se, “kjo këngë është pjesë e një projekti të madh muzikor që do të vazhdojë gjatë viteve 2017-2018″. Kështu pas një pune intensive me producentin e famshëm amerikan, Poo Bear (Jason Boyd), Elvana është gati për surprizën e madhe. Po cilat janë sekretet e produksionit të parë muzikor, për realizimin e të cilit këngëtarja shqiptare ia ka dalë të krijojë suspancë të vërtetë mediatike, ndërsa vetë ka qëndruar e rrethuar nga një pëlhurë misteri? Sipas bashkëpunëtorëve të ngushtë të saj, në këngën e parë që do të publikohet së shpejti, është dhe firma e një prej Dj-ve më të njohur ndërkombëtarë, emri i të cilit mbetet ende konfidencial. Ndërkohë kënga e parë nga ky projekt, pritet të publikohet gjatë muajit maj, që do të thotë se ka filluar numërimi mbrapsht për shfaqjen e Elvanës në tregun ndërkombëtar. Sinjalet e para, se tashmë Elvana ka hedhur hapin e madh, u dhanë gjatë ceremonisë private para ndarjes “Grammy Awards”. Gjatë atij eventi Elvana u pa pranë producentit amerikan të “What do you mean”, Poo Bear, dhe të famshmit Justin Bieber. Talenti dhe fama e Poo Bear është një fakt në industrinë botërore të muzikës, pasi ai njihet më së miri si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Justin Bieber, e shumë emrave BIG të muzikës botërore.