Elvana Gjata thotë atë që s’pritej: Flori Mumajesi i rëndësishëm për mua, por Zoti më solli një fat shumë të mirë
Elvana Gjata ka rrëfyer sot në mbrëmje detaje nga jeta private dhe karriera muzikore në SHBA, e kthimi në Tiranë për koncertin recital. Ajo hapi dyert e shtëpisë luksoze ku iu përgjigj pyetjeve të Mamaqit. Në lidhje me ish-bashkëpunëtorin që u fol se ishin në lidhje, Flori Mumajesin ajo u shpreh se është shumë mirënjohëse ndaj tij. “Bashkë kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare”, tha ajo. Ndërsa pyetjes nëse ka ndonjë person në jetën e saj ajo iu përgjigj:”Zoti më ka sjellë një fat shumë të mirë”. Fjala ë për një biznesmen, i cili për të shprehur seriozitetin e lidhjes me Elvanën dërgoi prindërit e tij në koncertin recital me 100 miq të ftuar.