Elvana Gjata s’e fsheh luksin, e mbuluar me ngjyrën lejla të 500-sheve Euro

Këngëtarja Elvana Gjata ka realizuar një set të ri fotosh artistike në ngjyrën lelja, sipër të cilave bën pyetjen ”Ku?”, shoqëruar me një zemër në ngjyrën lelja. Veshjen me të brendshmet sipër streçeve, ndjekësit e kanë interpretuar si nostalgji e artistes për këngën me titullin “Lelja”, në bashkëpunim me reperat nga Kosova, Capital T dhe 2po2. Klipi mjaf i komentuar ishtë bashkëpunimi i saj i fundit me Flori Mumajesin në vjeshtën e vitit 2016-të, dhe në më pak se 48 orë u klikua gati 1 milion herë në Youtube. Në memorien e të gjithë mbeti veshja pas trupit e Elvanës në ngjyrën lelja, por të shumtë ishin fansat e këngëtares që nuk arrinin të kuptonin simbolikën e zgjedhjes së kësaj ngjyre për titullin e këngës së re. Përveç rreziqeve gjatë xhirimit të videoklipit, producentët ishin kujdesur të lyenin me ngjyrë lejla trenin, skafin, madje edhe një helikopter. Por, çfarë kuptimi kishte lejlaja që donimonte në klip? Ngjyra që lidhet shpesh me Mbretërinë nënkupton edhe fantazinë, të ardhmen, ëndrrat dhe qetësinë shpirtërore. Megjithatë, edhe pse të gjitha këto kanë lidhje, ndoshta nuk është rastësi, prandaj domethënia mund të jetë më e thjeshtë dhe më tepër materiale sesa spirituale: Lejla për 500 Euro, sepse prerja më e madhe e kartmonedhës europiane është 500! Pra kur teksti thotë “Të mbuloj me lejla” mund të kuptohet edhe si “të mbuloj me 500-she euro”. Ndoshta ky është kodi sekret i rikthimit tek lejla, që nënkupton jetën luksoze që po bën Elvana aktualisht. /Story.al/