Elvana Gjata rikthehet në rrjete sociale dhe si rrallëherë ndan foto me familjen e saj! Ja mesazhi i rëndësishëm që ndau me të gjithë

Përveçse nuk ka qenë aktive në muzikë, Elvana Gjata na ka munguar edhe në rrjete sociale, nga të cilat u shkëput për dy muaj.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, këngëtarja është rikthyer në Instagram, duke publikuar dy poza me dy njerëzit më të dashur për të: prindërit.

Të shtrenjtët e mi… Në këto kohë të vështira, qëndroni sa më pranë familjes tuaj dhe gëzohuni me ta. Jam çdo ditë falenderuese dhe mirënjohëse për ta. Zoti është i mrekullueshëm,”- shkruante ajo krahas fotove.

Këtë herë duket se këngëtarja ka bërë një përjashtim, sepse rrallëherë ndan momente me familjen e saj.