Elvana Gjata provokon Liberta Spahiun, shfaqet shumë afër Flori Mumajesit

Elvana pa diskutim është njëra nga këngëtaret më të kompletuara në showbizin shqiptar, ajo së fundmi u rikthye fuqishëm për tregun shqiptar edhe pse i mungoj një kohë mjaft të gjatë më këngët shqip.
Synimi për tregun ndërkombëtarë la hapësirë të madhe me këngët dhe hitet që sillte këngëtarja. Ajo gjatë kësaj hapësirë solli dy këngë në anglisht ku u pritën këndshëm por jo më atë entuziazmin që pritën zakonisht këngët e Elvanës në trojet shqiptare.
Elvana qysh në fillimet e karrierës bashkëpunoi me këngëtarin dhe kompozitorin Flori Mumajesi dhe ishte dyshja e pandashme dhe shumë e suksesshme në çdo projekt. Por u përfolën aq shumë edhe për një lidhje emocionale në mes tyre, që ata kurrë nuk e mohuan por as pohuan e nga e gjithë kjo reflektonte ne punë dhe sukses.
Por qysh nga largimi i këngëtares për në SHBA rrugët e Florit dhe Elvanës u ndan dhe çdo gjë në mes tyre u shkëput.
Edhe pse për publikun kjo ndarje mbetet si në mjegull dhe e pa qartë. Por shpesh interesi vihet para çdo gjëje dhe rrezikon shumëçka përreth.Të gjithë e dimë që Flori jeton në Prishtinë prej kohësh, por dy ditë më parë edhe Elvana Gjata ka shkuar në Prishtinë. A do të takohen ose janë takuar dy ish-bashkëpunëtorët e ngushtë kjo ende nuk dihet, por të gjithëve ju bëri përshtypje shkuarja e Elvanës në Prishtinë. Presim në vazhdimësi se si do lëvizin gjërat rreth tyre…?!, shkruan “Kosovarja”.