Elvana Gjata në festë private me Justin Bieber, prova e parë që po bëhet pjesë e muzikës botërore

Elvana-Gjata-2

Para disa ditësh producenti amerikan i njohur me emrin Poo Bear, njoftoi bashkëpunim e tij me këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata. “Bota është gati!”, shkruante ai në foton e publikuar në Instagram, ndërsa tani mësohet se ai i ka mundësuar asaj pjesëmarrjen në një party të organizuar me rastin e ndarjes së çmimeve “Grammy”. Mes shumë artistësh të njohur, Elvana është takuar edhe me yllin e muzikës pop, Justin Bieber. Ky është sinjali i parë nga këngëtarja se është në rrugën e duhur për depërtimin e saj në muzikën ndërkombëtare, duke punuar intensivisht për projektin e parë. A do të jetë Elvana Gjata shqiptarja më e fundit seksi dhe e talentuar që do i bashkohet klubit të shqiptareve të tjera si; Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi? Presim me kureshtje të rejat në karrierën e Elvanës përtej Shqipërisë.