
Elvana Gjata na prezanton me komandantin e saj
Elvana Gjata është njëra prej këngëtareve të njohura shqiptare, e cila jetën private e mban shumë të fshehur, edhe kur bëhet fjala për vetë familjen e saj. Por në një rast ditëlindjeje, as ajo nuk nguron të postojë ndonjë foto për t’i uruar njerëzit që ajo do. Ishte babai i saj ai që festoi ditëlindjen mbrëmë, dhe këtë e bëri të ditur vetë artistja. Elvana e quajti “komandant” babanë e saj në imazhin ku personi në fjalë shihet në një helikopter, shkruan Prive. “Gëzuar ditëlindjen komandant”, ishte urimi që Elvana i bëri babait me këtë rast.
