Elvana Gjata kur ishte fëmijë pranë motrës
Ndonëse përpiqet të jetë sa më shumë skeptike tek jeta e saj private, Elvana nuk ka rezistuar pa ndarë disa momente që e kanë bërë të ndihet shumë krenare për motrën e saj, sopranon Migena Gjata.
“Ditët më të bukura janë ato kur këndoj me ty. Gëzuar ditëlindjen, te dua me gjithë zemër”, ka shkruar Elvana krah pamjeve me motrën e saj.
Ajo ka ndarë edhe disa video ku shihen duke shijuar momentet më të bukura në natyrë në Gjermani, të qeshura e duke mbajtur fort njëra-tjetrën.
Prej disa muajsh, Migena Gjata hapi shkollën e saj të kantos në Gjermani, moment që e bëri edhe më shumë krenare Elvanën që në ato kohë shkroi: “Jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare që sapo plotësove një nga ëndrrat e tua më të vjetra.
Shkolla jote e Këndimit! Në Dusseldorf.
Këngëtarët e rinj do të jenë me fat që të punojnë me ty, unë isha!”.
Epo është mëse e qartë se Elvana ka shumë arsye për të qenë krenare për motrën e saj.
revistawho.com