Elvana Gjata kthehet në ekran, do të këndojë në finalen e “The Voice Kids”

Nata finale pritet të jetë një shpërthim zërash që na kanë emocionuar prej muajsh tashmë në skenën e “The Voice Kids”. Sipas “Top Channel”e ftuar për të performuar në këtë natë kaq të rëndësishme, siç është është këngëtarja Elvana Gjata, e cila është ngjitur në skenë në provat gjenerale të spektaklit. Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut të rritur, por edhe të fëmijëve të cilët edhe në “The Voice Kids” kanë kënduar këngët e saj.