Elvana Gjata dhe Pirro Çako bashkojnë emrat, prezantohen në biznesin e muzikës si EP

Elvana-Gjata-2

Elvana Gjata duket se e ka bërë Pirro Çakon krahun e saj të djathtë në biznesin e muzikës. Kantautori i njohur që realizoi disa këngë me Darko Dimitrov për projektin e ri të Elvanës “3”, tani e tutje duket se do të jetë bashkëpunëtori kryesor i saj. Vetë Elvana ka postuar në Instagram foton nga koncerti recital në Tiranë me Pirron dhe Darkon. Ajo i ka vendosur fotos inicialet EP, tregues që ata kanë bashkuar emrat, për të vazhduar bashkë rrugën në biznesin e muzikës.