Elvana Gjata del pa të brendshme në rrugë?

Elvana-Gjata-2

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret shqiptare me të ndjekura të momentit. Ndërsa po përgatitet për publikimin e projektit muzikor të rradhës ajo vazhdimisht poston foto në rrjetet sociale, ku pëlqehet mjaft edhe për stilin e veshjes. Së fundmi, Elvana ka publikuar disa “belfie” super joshëse, duke qenë se asnjëherë me pare nuk kishte vënë në pah të pasmet e rrumbullakosura. Por këto foto provokuese nuk janë të vetmet, pasi para tyre ajo kishte postuar një album, ku shfaqej duke ecur në rrugë me një tip pardesyje bezhë. Siç e shihni në foto ajo duket shumë bukur, por lë të kuptohet që mund të mos ketë veshur të brendshme. Këngëtarja së fundi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon fort për të qëndruar në tregun ndërkombëtar në mënyrën më ideale të mundshme. Pasi e pamë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, tani e shohim gjithnjë e më pranë emra të njohur të muzikës botërore, që do të thotë se ajo ka nisur bashkëpunimet e duhura. Artistja festoi 30 vjetorin e lindjes një ditëlindje siç kushdo nga ne do të dëshironte, me një darkë në një nga holete superluksoze të Parisit me pamje nga kulla “Eifel”. Sipas mediave Gjata u akomodua në të njëjtin hotel si diva e muzikës pop Beyonce.