Elvana Gjata çudit me sjelljen në tavolinë, shikoni si përlyhet me tortë
Një video e Ermal Mamaqit me këngëtaren Elvana Gjata, ka çuditur fansat e saj. Artistja, e cila është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë karrierë ndërkombëtare si këngëtare është filmuar tek bisedonte me Mamaqin në lidhje me temën e suksesit. Me pamje të thjeshtë e mbuluar me syze të errëta, Elvana shfaqet në video duke thënë konkretisht: “Njerëzit e suksesshëm lexojnë minimalisht 30 minuta në ditë, njerëzit e sukseshëm hanë shëndetshëm”, tha ajo. Në këtë moment shihet tek fut dorën me vrull në tortën mbi tavolinë, rrëmben një copë prej saj dhe e fut në gojë, duke u përlyer në fytyrë”. Kjo sjellje e papritur e Elvanës është pritur me të qeshura të forta nga Mamaqi, i cili natyrisht që ka zbuluar anën tjetër të Gjatës, atë të të bërit gallatë mes miqsh në tavolinë. Për më shumë Story.al ju sjell videon e plotë.