Elvana Gjata bëhet nuse

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata kanë një lidhje shumë të ngushtë miqësore me njëri-tjetrin. Sa herë që të dy bëhen bashkë është e sigurt se do të krijojnë ndonjë situatë komike ose do të përflitet për ta në media. Këtë herë Ermali ka publikuar një video të Elvanës, në të cilën këngëtarja shihet veshur me një fustan të bardhë nusërie. Krahas videos Emali ka shkruar i prekur: “Motra s’më besohet që erdhi kjo ditë”. Por e vërteta nuk është ashtu siç duket. Burime pranë ‘RevistaWho.com’ kanë zbuluar se Ermal Mamaqi dhe Elvana kanë nisur xhirimet e filmit, në të cilin të dy kanë rol protagonistë. Elvana është e veshur nuse për shkak të rolit të saj në film. Këto kohë Elvana ka vendosur që të angazhohet më shumë me këtë projekt të ri, duke stopuar për pak koncertet e saj. Kjo komedi do të titullohet ‘Dy gisht mjaltë’ dhe në kast do të jenë aktorë shumë të njohur si: Olta Daku, Koçdo Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, shkruan Who.