Elvana dhe Capital T i vënë “flakën” këtë fundvit, publikohet bashkëpunimi i radhës

Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë suksesi është i garantuar. E kemi fjalën për bashkëpunimin mes Capital T dhe Elvana Gjatës, të cilët janë gati t’i surprizojnë fansat këtë fundvit.

“Flakë Flakë” titullohet projekti i dy artistëve. Capital T dhe Elvana kanë ndarë promon e këngës që pritet të publikohet ditën e premte në orën 23:59 dhe nga sa pamë duket me të vërtetë një projekt mbërthyes.

Kjo nuk është hera e parë që Capital T bashkëpunon me këngëtaren Elvana Gjata. Më herët ata kanë sjellë bashkë edhe dy projekte të tjera: “Fustani” dhe “Lejla”.