Elton John zbulon se ai dhe bashkëshorti David Furnish u përpoqën të adoptonin një fëmijë ukrainas, por u refuzuan për shkak të orientimit seksual

Gjatë një paraqitjeje në podkastin e ri të Dua Lipës, Eltoni zbuloi se ata fillimisht ishin përpjekur të birësonin një fëmijë nga një jetimore në Ukrainë që vizituan, por ishin refuzuar.

Ikona e rock-ut e rrëfeu historinë e tij në “iHeartRadio” ku ishte i ftuar së fundmi.

“Ne patëm një konferencë për shtyp në fund dhe ata thanë: “Dukesh shumë i dashur për këtë djalë të vogël”. A do të mendonit ta birësoni atë?” dhe unë shkova “në të vërtetë do të doja shumë”-u shpreh ai.

Megjithatë, ai vuri në dukje se ai dhe Furnish u konsideruan të papërshtatshëm për të birësuar për shkak të seksualitetit të tyre.

“Për shkak se isha homoseksual, nuk më lejohej gjithsesi,” shpjegoi ai.

“Pasi ndodhi kjo, David tha: “Epo, çfarë mendon për të pasur fëmijë?” Unë gjithmonë thosha jo, por ky djalë i vogël po më thoshte diçka. Ai po thoshte ‘Eja, mund të bëhesh baba’ dhe pikërisht atëherë vendosëm të kishim fëmijë, për shkak të këtij djali të vogël në Ukrainë.”