Elton John urinon në një shishe në një dyqan luksoz në Francë

Elton John nuk ka respektuar një sërë rregullash në një dyqan luksoz në Paris. Mesa duket, artisti ka dashur të përdorë tualetin në një dyqan këpucësh, por ishte vetëm për punonjësit, siç ndodh zakonisht në këto raste.

Kur iu refuzua një zgjidhje, Eltoni vendosi të hapte një shishe plastike dhe të urinonte brenda saj, pa dalë nga dyqani.

Bëhet fjalë për dyqanin Sugarkikz. Pavarësisht sjelljes, muzikanti bleu produkte për dy fëmijët e tij dhe bëri një fotografi brenda dyqanit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Në vitin 2010, ai u kritikua në disa mjedise fetare pasi iu referua Jezu Krishtit si “një homoseksual i dhembshur, super i zgjuar”.

Në vitet 1990, ai u përfshi në një betejë të gjatë ligjore me ish-menaxherin e tij John Reid dhe firmën e kontabilitetit PricewaterhouseCoopers. Ai gjithashtu nuk u kursye nga kritikat në vitin 2007, kur anuloi një sërë koncertesh në Australi për shkak të një infeksioni të dyshuar të frymëmarrjes.

Bordo