Elton John sapo na braktisi, ylli britanik i muzikës del në pension

Gazeta britanike “The Mirror” ka raportuar se ylli i famshëm muzikës do të dalë në pension sapo të përfundojë turneun e tij të fundit botëror. Elton John raportohet se ka vendosur të largohet nga muzika pas 50 vjetësh karrierë në tregun muzikor. 70-vjeçari ka vendosur t’u jap fund ngjitjeve në skenë, për shkak të shëndetit të dobët dhe rënies së shitjeve. Vitin e kaluar, krijuesi i hitit botëror “Rocket Man” njoftoi se do të mbante 27 koncerte në Las Vegas me titullin “The Million Dollar Piano”, por në një komunikatë të gjatë përfaqësuesit e tij njoftuan se John ishte detyruar të anulonte turin për shkak të një infeksioni. Ndërkohë njoftimi për daljen në pension do të zyrtarizohet më vonë nga vetë ylli britanik.