Elton Ilirjani tërheq vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë, feston krah Philip Plein dhe Maye Musk

Edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë tërhoqi vëmendjen e mediave rozë, teksa yjet shkëlqyen në tapetin e kuq.

Në këtë event të rëndësishëm, ishte i pranishëm dhe biznesmeni nga Shqipëria, Elton Ilirjani.

Eltoni, që tashmë është një emër i njohur në fushën e modës, u shfaq krahas personazheve të mëdhenj si Maye Musk, nëna e miliarderit Elon Musk. 75-vjeçarja madje ka ripostuar foton me Ilirjanin në rrjetin social “Instagram”, ku numëron mbi 1.5 milionë ndjekës.

Nga festa e organizuar në vilën e Philip Plein, modeli që kishte zgjedhur një fustan – xhaketë të zezë, kombinuar me bizhu plot shkëlqim, qëndron pranë të zotit të shtëpisë, sikurse duket nga fotot e postuara në rrjetet sociale.

Në 11 ditët e festivalit, Kana u bë kryeqendra e kinematografisë dhe modës. Festivali përfundoi natën e kaluar me ndarjen e çmimeve, kur filmi francez “Anatomy of a Fall” rrëmbeu çmimin “Palma e Artë”.

Top Channel