Elton Ilirjani në ‘Costa Rica Fashion Week’ duke transmetuar mesazhe të forta kundër dhunës

“Costa Rica Fashion Week” një nga eventet më të rëndësishme të kësaj fushe në Amerikën Qendrore çeli dyert më datë 21 gusht dhe ishte pikërisht supermodeli Elton Ilirjani ai që hapi siparin e këtij eventi madhështor të industrisë së modës, duke sjellë për publikun performanca dhe mesazhe të jashtëzakonshme nëpërmjet koleksionit të tij, të pasur jo vetëm në ngjyrë, por edhe modele të veçanta.

Elton Ilirjani në 'Costa Rica Fashion Week' duke transmetuar

Me një karakter dhe stil unik që ka bërë për vete më shumë se 12 milion ndjekës, në këtë aktivitet Ilirjani hapi shfaqjen me veshje të dizenjuara nga Maria Jose Chavarria Ruiz e INA (Instituto Nacional de Aprendizaje). E pasoi këtë sukses me një pasarelë të dytë për markën venezueliane AMAG nga Nolys Rodriguez. AMAG është markë që vesh gra moderne, me dizajne të gjithanshme dhe elegante.

Elton Ilirjani në 'Costa Rica Fashion Week' duke transmetuar

Me trup dhe elegancë të jashtëzakonshme në pasarelë, si dhe me një shpirt dhe mendje në qëllimin e tij human, modeli, aktivisti dhe filantropisti shqiptar mori pjesë në Iniciativën e UNFPA Bodyright, e cila u rikthye me misionin e saj të vazhdueshëm kundër dhunës ndaj grave. Po ashtu ai mbështeti fort modelin Chavarria Campos Esteban, i cili fatkeqësisht gjendet në një karrige me rrota.

Elton Ilirjani në 'Costa Rica Fashion Week' duke transmetuar

Elton Ilirjani u emërua nga Getty Images për herë të parë edhe si supermodel.

Ilirjani si në çdo event tjetër ku ka marrë suksese të padiskutueshme për punën e denjë dhe idetë e tij, pritet të sjellë akoma më shumë risi dhe surpriza në debutimet e ardhshme: “Seoul Fashion Week” 30 gusht- 6 shtator, “Rakuten Fashion Week” 1-3 shtator, “New York Fashion Week” 8-11 shtator, “Milan Fashion Week” 17- 23 shtator, “Paris Fashion Week”, 3- 15 tetor me një sërë aktivitetesht në Tiranë duke përfshirë “The Miss Globe”.

Elton Ilirjani në 'Costa Rica Fashion Week' duke transmetuar

Elton Ilirjani në 'Costa Rica Fashion Week' duke transmetuar

 

 

Elton Ilirjani në 'Costa Rica Fashion Week' duke transmetuar

Anabelmagazine