Elton Deda tregon vështirësitë e profesionit: Është asfiksi! Po tres dhjamin tim…

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kantautori i njohur, Elton Deda ka rrëfyer vështirësitë që has ai në ushtrimin e profesionit në këtë periudhë.

Afro 8 muaj pa ushtruar aktivitetin e tyre, pa mbështetje financiare dhe mbi të gjitha të paqartë mbi detyrimet ligjore që duhet të kryejnë për t’u njohur si artistë të pavarur.

Muzikantët e “live”-it, pas aktit normativ të fillim tetorit që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, “lounge bar”-eve dhe muzikës pas orës 22:00, janë lënë pa një rrugë zgjidhje, përballë detyrimeve tatimore e jetësore që nuk presin.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kantautori i njohur, Elton Deda ka rrëfyer vështirësitë që has ai në ushtrimin e profesionit në këtë periudhë.

Elton Deda: Vjen një moment që në këto kushte, nuk kemi ç’të bëjmë më. Është një pandemi botërore, një situatë shumë e keqe në të gjithë botën dhe ne duhet të përshtatemi me këtë gjë. Nuk do përshtatemi duke u rialokuar, por me disa platforma, të cilat fatkeqësisht do fillojnë ta zvogëlojnë pak publikun. Derisa kjo flamë të marrë fund, ne do përfundojmë që njerëzit të na ndjekin përmes real-time ne duke luajtur në një studio. Do sajohen gjëra.

Alban Dudushi: Ti je një njeri që jeton me artin tënd. Si po jeton në këto momente?

Elton Deda: Në këto momente… është një asfiksi dhe sinjal i mençur… mendoj që në këto kushte jam treguar i mençur, kam kursyer disa para dhe thjeshtë jam duke tretur dhjamin tim.

Deda u shpreh optimist duke shtuar se, së shpejti do përqafohemi dhe do t’i rikthehemi jetës normale.

“Bota, nuk është hera e parë që po përjeton një gjendje pandemie, ka patur edhe herë të tjera. Ne jemi qenie e përshtatshme, ama anën sociale nuk do ta bëjmë robotike dot, të paktën dhe për disa vjet. Është një fat i mirë ky lloj globalizmi, sepse filluan kërkimet për vaksinën. Shumë shpejt do kemi një Vaksinë, jam shumë i bindur për këtë, sepse ka gjunjëzuar gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë. Në momentin që do dalë vaksina, psikologjia e njerëzve ndryshon, rastet ulen dhe baret avash avash do të hapen dhe unë jam i bindur që nga Prilli ose nga Maji do kemi edhe koncerte. Do t’i rikthehemi një jete ashtu siç e kemi patur. Disa gjëra do ndyshojnë tek ne, por ne prapë do përqafohemi në për klube, njerëzit do bëjnë qejf, sepse është një anë njerëzore.”

(A.B)/Dosja.al