Elton Deda reagon pas polemikave për këngëtaret që u vetëquajtën “diva”: “Në këtë vend askush nuk është”

Ditën e djeshme katër këngëtare të njohura, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima u ngjitën në skenë për të dhënë një nga koncertet më të rëndësishme të tyre. Koncerti u titullua ‘’4 divat” dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer disa personave, të cilët kanë reaguar publikisht me statuset e tyre në rrjetet sociale. Një përgjigje për polemikat de siskutimet nëse janë apo nuk janë diva, ka dhënë një nga bashkëpunëtorët e këngëtareve, kantautori i njohur Elton Deda. “Pa shumë komplimenta, më duhet të pranoj që kam përjetuar shumë keq fatkeqësitë e përçundimit dhe frustrimit njerëzor të disa individëve që u morën me vlerësime përse këto na qenkan Diva. Ky emër sigurisht që ka kuptim simbolik sepse në këtë vend askush nuk është as Diva dhe as Div. Të gjithë mund të na takojnë në restorant, duke parkuar makinën, duke ecur në rrugë apo duke blerë bukë te lagjia. Ajo që më dëshpëroi ishte mendjengushtësia, dashakeqësia dhe mllefi që kanë këto specie. Prandaj që ky mllef të luftohet, më mirë duhet parë koncerti pasi mesazhet e muzikës tentojnë të fshijnë shumë qeliza të këqija nga truri jonë. Sot, ne do bëjmë një super koncert”, shkruante Deda ndër të tjera në profiling e tij në Facebook.