Elton Deda: Muzika në Festivalin e Këngës ishte playback

Ka kaluar pak kohë nga Festivali i RTSH-së, megjithatë polemikat vazhdojnë ende. Pas zhurmës së madhe që u bë për festivalin në tërësi, Elton Deda ka hedhur bombën e radhës. Mëngjesin e sotëm, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai ka folur për festivalin dhe ka treguar pakënaqësitë e tij.

Në fillim Eltoni është treguar diplomat, duke vlerësuar të dyja këngët, si të Arilenës ashtu dhe të Elvanës. Më pas ai ka listuar disa nga gjërat më qesharake të Festivalit. “Muzikë e shtuar me playback, të qeshura me playback, duartrokitje me playback”, u shpreh Eltoni

Artisti shtoi se gjëja që vlerëson nga festivali, është orkestra, pasi punoi pa u lodhur për ditë të tëra dhe e dha rezultatin.