Elseid Hysaj shijon në maksimum statusin e babait, familja e që futbollisti ka krijuar në Itali me miss-in

Në korrik të vitit të kaluar erdhi në jetë djali Elis, nga martesa e Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj me “Miss Shqipëria 2013”, Fiorenza Lekstakaj. Lajmi se u bë baba për herë të parë nga kjo lidhje e bukur dashurie, Elseid e ndau vetëm me miqtë bashkë me një foto ndërsa mbante në duar trashëgimtarin e tij. Nga mediat e sportit u konsiderua periudhë e artë për Hysajn, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në aspektin profesional me Napolin në Serinë A, dhe pjesëmarrjes historike në Europian me Shqipërinë. Ndërkohë edhe pse djali ende s’ka mbushur 1 vjeç, Elseid po shijon çdo fazë të rritjes së tij, fakt që dëshmon se ai po e përjeton me shumë gëzim e lumturi statusin e babait. Ai bën një jetë shumë të bukur me bashkëshorten dhe djalin, ku nuk mungojnë pushimet luksoze në destinacionet më të bukura të botës. Futbollisti i kombëtares Hysaj e bëri publike dashurinë me ish-Miss Shqipërinë, në verën e vitit 2015 pak ditë para se ta zyrtarizonin lidhjen me fejesë. “Tek ne” tha Hyskaj për një nga mediat italiane ”nuk ekzistojnë historiçkat. Një marrëdhënie është serioze e fejesa vlen sa një martesë.” “Familjet tona”, vazhdon Florenza në po të njëjtën intervistë, “janë familje shqiptare që prej shumë vitesh jetojnë në Itali e që kanë asimiluar një pjesë të mirë të kulturës së këtij vendi. Ndërkohë sa u takon të papriturave në lidhje me aktivitetin futbollistik të kampionit shqiptar, Florenza ka thënë: “Kudo që ai të shkojë, unë do e ndjek pas”.

Elseid & Florenza, dashuria speciale e kampionit me miss -in
Për mediat italiane ai e konsideroi këtë histori speciale dashurie, lindur mes qytetit të Empolit dhe Shqipërisë. Kjo për faktin se Elseid Hysaj e Florenca Lekstakaj janë rritur në qytetin e Empolit, ku janë takuar e dashuruar me njëri-tjetrin. “E kam njohur qysh në shkollë” kujtohet të jetë shprehur Elseidi, për të vazhduar. “Më ra në sy menjëherë, por për t’i rrëmbyer një puthje m’u desh të pres shumë”. Ndërsa Florenca është shprehur se kur janë njohur ajo s’e kishte idenë se ai ishte një futbollist, ndërsa sot nuk humb asnjë ndeshje. Elseid Hysaj ka lindur në qytetin e Shkodrës e para se të mbërrinte në Itali konsiderohej një talent i futbollit shqiptar. Babai i tij emigroi në Itali si klandestin në bordin e një gomone. Puna si murator e solli të punojë në shtëpinë e menaxherit sportiv Marko Piccilio. Bisedoi me të për djalin e tij e pasionin për futbollin e gjithçka ndodhi shumë shpejt; mbërritja në Itali, provimi me Empolin e konfirmimi me skuadrën. Ndërsa Florenza Lekstakaj ka lindur në Firence, siç kuptohet dhe nga emri i saj, në vitin 1995, nga një familje emigrantësh shqiptarë me origjinë nga qyteti i Lezhës. Në vitin 2013 motra e saj e regjistroi në konkursin “Miss Shqipëria”, në të cilin u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë. Historia e dashurisë mes futbollistit kuq e zi, Elseid Hysaj, e Florenca Lekstakaj përkufizohet nga mediat italiane si “Kampioni e miss-i, në një lidhje mes dy flamujsh”.