![](https://story.al/wp-content/uploads/2020/12/A632B736-AE74-49C9-A3AE-608AA0BF0D44.jpeg)
Elseid Hysaj nuk do të rinovojë me Napolin, zbulohet skuadra tjetër italiane ku pritet të kalojë mbrojtësi
Elseid Hysaj nuk do të rinovojë kontratën e tij me Napolin.
Sipas asaj që raporton “RAI Sport”, të kaltërit kanë ndërprerë tratativën, pasi nevojat ekonomike të dy palëve nuk përkojnë dhe bëhet pothuajse e pamundur të shkojnë përpara së bashku.
Mbrojtësi shqiptar do të jetë lojtar i lirë në fundin e këtij sezoni.
Probabiliteti i madh është që ai të vazhdojë karrierën tek Roma, klub ku kanë nisur kontaktet dhe që nuk e kanë fshehur kurrë pëlqimin për Hysajn.
PANORAMASPORT.AL