Elseid Hysaj i bën dhuratë vetes një super Ferrari
Elseid Hysaj është në qendër të merkatos prej javësh dhe kohët e fundit ai flitet se ka marrëveshje me Lazion, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Napolin.
Për momentin ai po shijon pushimet dhe së fundmi i ka bërë dhuratë vetes.
Hysaj ka vendosur të bëjë të tijën një makinë sportive Ferrari, mjaft luksoze dhe me çmim të kripur, gjithsesi e përballueshme nga një futbollist i nivelit të lartë si Hysaj.
Kjo veturë vlen më shumë se 200 mijë euro dhe është fjala e fundit e markës italiane.
Hysaj ka zgjedhur ngjyrën e verdhë. Shkodrani njihet gjerësisht për dashurinë e tij për makinat sportive.
Në garazhin e tij, ndër të tjera janë një Lamborghini, si dhe një Mercedes Benz GLE.