Elsa Lila rikthehet pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës, me dedikim për të bijën
Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, pas 25 vitesh. Mbrëmja e dytë e tij eventi, ka kulmuar mes të tjerash dhe me rikthimin e Lilës, pas problemeve me drejtësinë italiane, më herët këtë vit.
Elsa Lila ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur para performancës, por siç konfirmoi moderatorja Arbana Osmani, kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër. Evita, është gjithashtu e pranishme në Pallatin e Kongreseve.
Vajza e Elsa Lilës, Evita në Festivalin e Këngës
Këngëtarja është edhe autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës. Ajo zgjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që siç nënvizoi Osmani, vjen nga Sanremo.
Publiku i Festivalit të Këngës e mirëpriti këngën e saj dhe e shpërbleu me druartokitje, që zgjatën për rreth 2-3 minuta.