Elsa Lila flet si rrallëherë për vrasjen e të ëmës në 1997-tën!
Elsa Lila, është rikthyer në Shqipëri këtë periudhë për disa projekte muzikore të saj. Kengetarja zhvilloi nje koncert solo në Pallatin e Kongreseve të titulluar “Finalmente Elsa”, gjersa pritet që në fund të dhjetorit të paraqitet edhe në Festivalin e RTSh-së.
E teksa po qëndron në Shqipëri, Elsa ka dhënë një intervistë të gjatë edhe për mikun e saj të vjetër, kryeministrin Edi Rama. Ajo ka folur gjerë e gjatë në një podkast për disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në jetën e saj, e cila nuk ka qenë fare e lehtë – madje krejt e kundërta. Mes të tjerash, këngëtarja e hitit “Evita” ka folur si rrallë herë edhe për ngjarjen tragjike të së ëmës, e cila iu vra gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.
“Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale”, tha ajo.
Elsa vete eshtë nënë e një vajze të quajtur Evita, dhe jeton bashkë me të në Romë të Italisë.
Bordo