Elsa Lila fiton ‘Festivalin e Këngës” – Ja 3 çmimet e para
Juria profesioniste e edicionit 61 të “Festivalit të Këngës” shpalli Elsa Lilën dhe këngën e saj “Evita” si fituese të festivalit.
“Ndjej shumë në këtë moment dhe e kam të vështirë ta përmbledh këtë lëmsh dhe histori që më kthehet mbrapsht. E gjithë kjo ndodhi falë jush, falë dashurisë që më keni dhënë,” u shpreh këngëtarja.
Elsa Lila u rikthye në festival me “Evita”, një këngë e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo, e cila i dedikohet të bijës.
Në vendin e dytë u rendit Albina Kelmendi me këngën “Duje”,
ndërsa çmimi vendit të tretë shkoi për 2 Farm me këngën përfaqësuese “Atomike”.
Juria, e përbërë nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi, vlerësoi gjithashtu Erma Micin si “Artistja e re më e mirë”. Ajo konkurroi me këngën “Kozmosi i dashurisë”. Juria vlerësoi me Çmimin e Karrierës këngëtaren Rovena Dilo.
Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” e kënduar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj ishte e preferuara e publikut.
Anabelmagazine