Elsa Lila e përfshirë në trafik droge/ Elton Ilirjani: T’i hiqen çmimet e festivalit të këngës në RTSH!

Arrestimi i këngëtares Elsa Lila për trafik droge në Itali ka sjellë reagime nga personazhe të shumtë.

Biznesmeni Elton Ilirjani, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka kërkuar që artistes t’i hiqen çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH.

“Meqë kjo artistja Elsa Lila nuk është se turpëroi vetëm veten e saj, por gjithë ata shqiptarë të sukseshëm nëpër botë, autoritetet shqiptare të artit RTSH dhe institucione të tjera përgjegjëse duhet t’i heqin menjëherë çmimet e dhëna në festivalin e këngës në RTSH! Kjo praktikë distancimi ndiqet rregullisht nga institucionet ndërkombëtare të artit botëror. Kuptohet, nëse në Shqipëri trafikimi i drogës shihet si problem madhor për shëndetin e të rinjve“, shprehet biznesmeni.

Top Channel