Elsa Lila do të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së? Flet Arjan Konomi

Arjan Konomi dhe Elsa Lila kanë treguar se janë miq shumë të mirë. Ata madje janë shfaqur së bashku edhe në Romë, pas arrestimit të këngëtares nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Mirëpo, Elsa nuk ka dashur të humbas kohë dhe është rikthyer në muzikë. Ajo do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Edhe Arjani nuk ka nguruar t’i bëjë një urim publikisht.

Ai ka postuar një foto krah Elsës dhe e uron për rikthimin në festival.

“Mirë se vjen në Festivalin e RTSH! Jam i sigurt se do shkëlqesh ashtu siç veç ti di”, ka shkruar Konomi.

/abcnews.al