Elsa Alijaj – vajza që nga pastruese mbërriti në Miss Universe
Nëse do të shohim instagramin e saj, do të përballemi me një vajzë e cila bën një jetë luksoze që të gjithë mund ta dëshironim. Por pas atyre veshjeve dhe makinave të shtrenjta qëndron një histori frymëzimi.
E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, bukuroshja nga qyteti i Laçit, rrëfen pak nga historia e jetës saj. Prindërit e Elsës emigruan në Itali në vitet 2000, aty ku lindi dhe ajo. Si shumë emigrantë, edhe kjo familje ka kaluar sakrifica për të ndërtuar një jetë më të mirë në shtet të huaj.
Pas fustanit rrëzëllitës dhe flokëve të kuruar, qëndron një vajzë e vogël e cila punonte si pastruese bashkë me nënën e saj, për të përballuar vështirësitë ekonomike.
“Nuk doja që vëllezërit e mi të vegjël ta ndjenin krizën që po kalonim. Kush shkoja në shkollë u kërkoja shoqeve të mia ndonjë ëmbëlsirë, ato ma jepnin dhe unë e ruaja për vëllezërit e mi.”
Ndryshe nga shumë Miss-e që vijnë nga një jetesë komode, të cilat i ka përkëdhelur jeta, kjo vajzë beson në energjinë e universit dhe e cilëson varfërinë si dhuratë nga Zoti.
“Ndodh që jeta të rrëzon, ti duhet të ulesh në gjunjë për të puthur tokën, me besimin se do të ngrihesh sërish për të puthur qiellin.”
Kur arriti një moshë madhore Elsa, me kursimet e saj, shkoi në Amerikë për të studiuar dhe për të nisur një jetë të re. Aty filluan dhe hapat e parë të suksesit. Tashmë Elsa Aliaj renditet në Top 6-shen më të mirë të Miss Universe dhe aspiron që në të ardhmen të jetë një biznesmene.