Elona Varfi rrëfen suksesin në Britani, “Daily Mail” shkruan për shqiptaren e famshme
Mediat britanike kanë shkruar për shqiptaren e famshme në Britaninë e Madhe.
Elona Varfi është konsultentja e markave luksoze, së cilës Daily Mail, i ka kushtuar një artikull ku ajo tregon për jetën dhe punën e saj.
Elona jeton në Londër prej tashmë 3 vitesh. Ajo është e angazhuar me shitjen e produkteve të shtrenjta në ankand.
Ajo ka deklaruar që produkti më i shtrenjtë i shitur prej saj është një çantë me vlerën prej 120 mijë Euro, raporton Daily Mail. “Unë zotëroj 12 çanta dhe kam shitur 20 të tilla, duke dyfishuar kështu paratë e mia”, rrëfen Elona ndër të tjera për medien prestigjoze.