Ellie Goulding bëhet nënë, sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ellie Goulding është zyrtarisht nënë! Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe lajmin e dha përmes Inststory bashkëshorti i saj, Caspar Jopling.
Jopling, fillimisht la të kuptohet për lindjen me një screenshot të popullsisë botërore 2021, duke e shtuar me një numër, raporton “The Mirror”.
Më pas, ai e konfirmoi lindjen e fëmijës së tij me një postim të dytë.
“Nëna dhe bebi janë të shëndetshëm dhe të lumtur. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Unë kurrë nuk i drejtohem vëmendjes së publikut që vjen si pasojë e punës së Ellie.
Por gjatë këtij momenti magjik dhe personal, me të vërtetë do ta vlerësonim të mund të shijonim privatësinë tonë … Faleminderit x“,- shkroi ai.
Këngëtarja e famshme e zbuloi lajmin e shtatzënisë në shkurt përmes një interviste ekskluzive me “Vogue”. Në atë kohë, Goulding ishte 30 javëshe dhe shpjegoi se e mësuan lajmin ndërsa festonin përvjetorin e parë të martesës.
Jopling dhe Goulding u martuan në gusht të vitit 2019, në një ceremoni të mbushur me yje të famshëm, në një kështjellë angleze. Çifti u lidh në vitin 2017, pasi u prezantuan nga një mikeshë e përbashkët, që thuhet se ishte Princesha Eugenie.