Ellen kërkon falje nëpërmjet videocall pas akuzave se bullizonte stafin
Ellen DeGeneres i ka kërkuar falje stafit të saj përmes videocall. Një burim ka rrëfyer për People se Ellen tha që nuk ishte e përsosur dhe shpjegoi se ajo po përpiqet të jetë personi më i mirë që mundet.
Gjithashtu moderatorja pranoi se po mundohet të mësojë nga gabimet e saj. Nisur nga akuzat e bëra publike së fundmi, Ellen mësohet se është shprehur se i kërkon falje kujtdo nëse i ka lënduar ndjenjat në çfarëdo mënyre. Burimi tha se Ellen ishte e emocionuar, gjatë videocall.
“Ajo e pranoi që mund të bëhej introverte ndonjëherë dhe kërkoi falje nëse kjo gjë ka lënduar dikë. Ata po marrin masa që kjo të mos ndodhë kurrë më dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Ellen. Ajo u emocionua kur i pa të gjithë. Ata janë familje”, -u shpreh burimi për People.
Reagimi i moderatores vjen pas pretendimeve se shfaqja e saj ka një mjedis toksik pune. Ellen DeGeneres Show ndërpreu marrëdhëniet me prodhuesit Ed Glavin, Kevin Leman dhe Jonathan Norman pas raportimeve për bullizëm, ngacmim seksual dhe racizëm në mjedisin e punës.