Ellen Degeneres përballet me akuza nga punonjësit
Dikur një nga personazhet televizive më të dashura për amerikanët, urrejtja për Ellen DeGeneres tashmë po arrin “pikun” edhe më lart se grafikët e përhapjes së koronavirusit. Shkak është bërë trajtimi i saj ndaj (ish) stafit të emisionit që mban emrin e saj.
Në një intervistë ekskluzive për “Variety”, dy prej punonjësve në emisioni e saj kanë shpërthyer në revoltë, teksa kanë folur në kushte anonimiteti se gazetarja e famshme i ka braktisur. Ata nuk kanë asnjë informacion për pagën e prapambetur, dhe për më tepër do të përballen me reduktimin e pagesës me 60%.
Por nga ana tjetër, Ellen e vazhdon emisionin “online” nga vila e saj në Kaliforni, ku ka punësuar një staf krejtësisht të ri, teknikë që i mundësojnë transmetimin e emisionit në internet.
Një zëdhënës i Warner Bros, i cili shpërndan shfaqjen, i tha Variety se ekuipazhi është paguar vazhdimisht, megjithëse në orë të reduktuara.
Për më shumë se dy javë, nga fundi i marsit deri më 9 prill, anëtarët e ekuipazhit, nga ndriçimi tek operatorët, u lanë në errësirë nëse dhe si do të paguheshin. Por ata u shokuan më tepër kur morën vesh se Ellen kishte ngritur një studio të tërë në vilën e saj disa mijëra kilometra larg, duke punësar një staf të ri.
Tashmë në rrjetet sociale të gazetares kanë shpërthyer komentet negative nga miliona ndjekës ku ndër të tjera i bëjnë asaj thirrje të paguajë punonjësit e saj të vjetër.