Elita Rudi zyrtare në ministri? Ja si dukej
Elita Rudi paska qenë zyrtare? Mesa duket po! Një kërkesë e vetme nga një prej ndjekësve të Elitës, ka zbuluar një tjetër anë të moderatores. Fillmisht Rudi ka ndarë mesazhet ku fansi i kërkonte foto nga koha kur ajo ka punuar në ministri dhe kaq ka mjaftuar që Elita mos ta mendojë dy herë.
Në fotot e radhës bashkëshortja e Gjikos, ka ndarë disa momente e veshur me kostume serioze, duke firmosur shkresa, ashtu siç ia ka dashur puna si asistente në ministri.
Ndonëse ky imazh duket pak më larg Elitës së sotme, më moderne dhe e kombinuar me firma të njohura si ‘Versace’ e ‘Gucci’, me siguri moderatorja gëzon shumë nostalgji edhe për këtë periudhë në jetën e saj.
Momentalisht Elita është në pritje të fëmijës së saj të dytë, që do të jetë një vajzë./revistawho.com