Elita Rudi zbulon lidhjen me aktorin që u gjet i vrarë: ”O shoku im i jetës…”

Elita-Rudi-2
Një lajm i hidhur pushtoi sot mediat shqiptare dhe ato të Kosovës. Aktori i “O sa mirë”, Art Kurti i njohur si “gjakovari” në këtë serial, është gjetur i vdekur në një makinë. Policia ka nisur hetimet, por dyshimet e para flasin për një vetëvrasje, pavarësisht se nuk kanë dalë ende rezultatet e autopsisë. Ngushëllime të shumta i janë drejtuar familjes së aktorit, i njohur ndryshe edhe si kryetari i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë. Ndërkohë prezantuesja e njohur, Elita Rudi ka ndarë me miqtë një kolazh fotosh nga momentet më të bukura që ka kaluar me mikun e saj të ndjerë. “Asnjë fjalë nuk mundet me shjegu dhimbjen që mka kaplu për lajmin që e mora sot. T’u prehtë shpirti yt i ndritun në paqe o shoku im i jetës, Art Kurti. Do të kujton gjithmonë “halla jote“, ishte statusi i Elitës, e cila zbuloi kështu lidhjen e ngushtë me Kurtin. /Story.al/