Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë? Fotot e ditëlindjes që ngritën dyshimet

Elita Rudi dje festoi datëlindjen dhe gjithë vëmendjen e tërhoqi urimi i së ëmës së Gjikos. Jo vetëm kaq, pasi kjo e fundit ishte siguruar edhe për një festë surprizë enkas për Elitën.

Veshur me një jumpsuit ngjitur pas trupit, Elita ka pozuar krahë Gjikos dhe Zërit, por sytë na mbetën diku tjetër. Në fotot e publikuara, moderatorja shihet me barkun pak të rrumbullakosur. Mos vallë së shpejti Zëri do të bëhet me një motër ose vëlla? Imazhet më poshtë lënë vend për dyshime…

Nga ana tjetër, familja Gjikolli shijuan disa ditë në bregdetin shqiptar, ku Elita u komentua jo pak lidhur me pozat seksi me detin në sfond. Ndoshta, është thjeshtë efekti i veshjes ngjitur pas trupit që të shtyn të mendosh se moderatorja është në pritje të ëmbël. Nga ana tjetër, një lajm i tillë do të ishte si një dhuratë speciale për Elitën këtë 27-vjetor.

Megjithatë, ashtu sikurse me shtatzëninë e parë, çifti do të vendosin vetë se kur do të ndajnë lajmin me fansat për një pritje të ëmbël të dytë…

News31.al