Elita Rudi publikon momentet më të bukura me Gjikon: Mirënjohëse që jam gruaja jote!
Ditën e sotme reperi Gjiko feston ditëlindjen e tij. Pavarësisht se prej pak ditësh është larguar për disa ditë pushime ne Vjenë, Elita nuk ka harruar ta urojë partnerin e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa nga momentet më të bukura të jetës së tyre, duke filluar nga propozimi, martesa e deri në ditën kur mësuan se do të bëhen prindër. Përkrah videove dhe fotove ajo ka bërë dhe një urim shumë emocionues për bashkëshortin e saj.
“Bebi jonë do të jetë më shumë me fat të të ketë ty si baba dhe unë jam shumë me fat që të kam ty si partner. Gëzuar ditëlindjen bebja im, ‘partneri im në krim’ dhe princi im! Dua thjesht të dish sa falënderuese jam që kam një bashkëshort kaq të mrekullueshëm sa ty! Më ke bërë një grua dhe bashkëshorte më të mirë. Do të jem gjithmonë mirënjohëse që jam gruaja jote dhe jam shumë krenare për jetën që po ndërtojmë bashkë. Mezi po pres të kthehem në shtëpi dhe të llastohem gjithë ditën, të dua shumë edhe tani në shtatzëni dhe e urrej kur jemi larg nga njëri-tjetrit, sepse me muajt e fundit të vërtetë nuk mund të jetoj pa masazhin tënd të këmbëve, kështu që kam nevojë për to çdo ditë. P.s. do të jap dhuratën më të madhe shumë shpejt. Je gjithçkaja ime”, – ka shkruar Elita, sipas Who. Çifti i njohur presin që për pak javë të bekohen me një fëmijë, duke u bërë kështu prindër për herë të parë.