Elita Rudi nuse sipas traditës, ekspozon pajën që do çojë në shtëpinë e burrit
Dasma e reperit Gjiko dhe prezantueses Elita Rudi do të mbahet në datë 21 shtator dhe të gjithë fansat e tyre mesi po e presin. Pasi u njoftua data e ceremonisë, janë zbuluar edhe detajet e vendit ku dy të rinjtë do të celebrojnë dashurinë e tyre. “White Garden” në Prishtinë është vendi që reperi dhe moderatorja e njohur kanë zgjedhur për ceremoninë madhështore VIP. Para disa ditësh u publikuan disa nga pamjet e dekorit fantastik, ku do të zhvillohet ceremonia e shumëpritur. Ambienti është i hapur dhe shumë i madh, gjë që lë të kuptohet se numri i të ftuarve pritet të jetë i madh. Ndërkohë Elita ka çuditur sot ndjekësit, duke zbuluar pajën që do të marrë me vete si një nuse shumë tradicionale. Në profilet e saj online, ajo ka postuar një foto ku në një dhomë ka ekspozuar “pasurinë” që do të marrë me vete për në shtëpinë e dhëndrit. Punime me dorë, kryesisht dantella dhe qëndisma janë gjithçka prezantuesja televizive do të çojë tek shtëpia e reperit Gjiko./Story.al