Elita Rudi në pritje të ëmbël, tani me disa kilogramë më shumë

Elita Rudi është treguar goxha e kujdesshme për të mos ekspozuar shumë veten në këto ditë të pritjes së ëmbël. Përkundër që dihet tashmë e një kohë mbi shtatzëninë dhe bukuroshja llogaritet rreth muajit të pestë, fotot e barkut kanë munguar. Elita e ka fshehur në vazhdimësi shtimin në peshë, shkruan Prive. Të njejtën tendencë e ka pasur edhe së fundmi mirëpo në fotografinë e ndarë me ndjekësit, linajt e ndryshuara trupore janë mëse evidente. Imazhi i shkrepur nga një aheng në të cilin ka marrë pjesë, i thotë të tëra.