Elita Rudi flet për shtatzëninë: Jo çdo ditë është e lehtë
Pak kohë më parë Elita Rudi pranoi shtatzëninë në videoklipin më të fundit të bashkëshortit të saj, Gjikos. Pavarësisht se për disa muaj e mbajti të fshehtë, tashmë Elita shfaqet publikisht me barkun e rrumbullakosur. Ditën e sotme moderatorja ka publikuar disa fotografi dhe ka treguar se pavarësisht se shtatzënia nuk është e lehtë, po pret me padurim ditën kur do të njohë fëmijën e saj. “Jo çdo ditë e shtatzënisë është e lehtë, por çdo ditë më sjell më afër teje me ty bebo”, ka shkruar Elita, shkruan Who. Megjithëse është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël, Elita është kujdesur shumë për veten, sepse ajo duket në formë të shkëlqyer fizike.