Elita Rudi dhe Gjiko marrin shtëpi të re, ja ku do e rrisin fëmijën që presin

Gjiko dhe Elita janë bërë me shtëpi të re. Çifti ka dhënë lajmin e bukur pak minuta më parë në Instagram, ku ka ndarë disa video nga ambienti i ri që pritet të kthehet në shtëpinë e bebit. Shtëpia nuk është përfunduar ende, por vërehet se ambienti është tepër gjigant dhe i bollshëm për një familje prej tre vetësh, shkruan IconStye. Me siguri që Elita dhe Gjiko do ta dekorojnë këndshëm. Dhe ja ashtu me barkun e rrumbullakosur, Elita Rudi ka ngjitur shkallët e apartamentit për të parë shtëpinë e saj të re ku do të jetojë me bashkëshortin e fëmijën që po pret. Më i emocionuar nga të dy shihet të jetë Gjiko, i cili e quan apartamentin “shtëpia e re e bebit” dhe madje i flet edhe foshnjës nga barku i së ëmës. Reperi nuk rri pa bërë shaka edhe me nepsin e këtyre javëve të fundit të shtatzënisë së Elitës, pasi thotë, “mami ka ngrënë dy qengja”.

Nga videot e publikuara vëmë re se Elita është rrumbullakosur dhe i ka marrë disa kilogramë, gjë që është normale në fund të shtatzënisë për çdo femër. Ne i urojë Elitës dhe Gjikos ta gëzojnë shtëpinë e re!