Elita dhe Gjiko bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vajza e tyre!
Elita Rudi dhe Gjiko, një ndër çiftet që janë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut, jo vetëm për projektet e tyre, por edhe për historinë e dashurisë, janë bërë prindër për herë të dytë!
Burimë të afërta nga familja për “Telegrafi” bën me dije se Elita ka sjelë në jetë një vajzë, përmes një prerje cezariane dhe të dyja, nënë e bijë, gëzojnë shëndet të plotë. Megjithatë deri më tani asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar lajmin në rrjetet sociale.
Elita dhe Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë në muajin shtator, edhe pse në atë kohë ky lajm përflitej prej javësh. Ata e konfirmuan me anë të një video-je në Instagram, ku zbuluan edhe gjininë e bebit që do të vijë në jetë.
Përsa i përket emrit të vajzës, nuk bëhet ende me dije se kanë vendosur ata që ta quajnë vogëlushen, megjithatë me siguri do të jetë një emër tepër i veçantë, si ai i djalit të tyre, Zërit.
/News31