Elisa Çaushi: Unë shqiptarja e rrëmbyer dhe e shitur në Angli, ju tregoj për rolin e prostitutës në kinema

Është 29 vjeçe dhe nënë e djalit gati 3 vjeç, Leos. Por statusi i nënës nuk e pengon aspak Elisa Çaushin e “Big Brother 4” të vazhdojë karrierën si modele “part time” me poza shumë provokuese, ndërkohë që ka marrë ofertën e para si aktore. Vajza e bukur që erdhi nga Londra (Angli) për të qenë protagoniste e reality show-t gjashtë vite më parë në lidhje me jetën që bën në Angli shprehet: “Punoj si modele “part time”, që do të thotë se bëj 2-3 punë në javë, pasi s’kam kohë për më shumë. Edhe pse nuk e fsheh që kam dëshirë. Në lidhje me fotot provokuese topless apo me veshje intime tani si nënë ajo shprehet: “Po. Fotot janë bërë në fund të nëntorit 2017, dhe që djalin e kam 2 vjeç e gjysmë. Tani si fotomodele në këtë moshë ndjehem shumë konfidente me fizikun tim. Jam me shumë fat! Nëse do të merrte një propozim për të luajtur në kinema skena erotike, ajo rrëfen ekskluzivisht për “Story.al”: “Po, madje jam aktore kryesore në një film të shkurtër që po e xhirojmë dhe shpresoj të ketë sukses. Bën fjalë për prostitucionin, vajzat shqiptare që u rrëmbyen dhe u shitën, dhe unë më gjithë kënaqësinë time më të madhe do e luaj këtë rol në maksimumin tim. E them me kënaqësi pasi do të jetë film shumë i prekshëm, me histori të vërteta”, tha ajo për filmin që po xhirohet në Angli. Sa për pasionin e aktores ajo shprehet: “Aktrimin besoj që e kam talent, nuk e di si e kam humbur. Por kurrë s’është vonë”.