
Elis Bakaj martohet, futbollistët e njohur në dasmën e sulmuesit
Mbrëmë u martua një prej ‘yjeve’ të futbollit shqiptar në këto vite , Elis Bakaj. Sulmuesi kurorëzon martesën e tij me Andrean, të fejuarën e tij rumune. Në dasmën e futbollistit padyshim që nuk kanë munguar kolegët e tij, dhe ata që ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës. Kështu të pranishëm në dasmën e Bakaj janë Endri Vrapi dhe Renaldo Kalari. Po ashtu të pranishëm janë parë edhe Ditmar Bicaj, Edvan Bakaj, Ylli Shameti dhe Eni Imami. Një formacion thuajse i plotë që duket se i jep dasmës një atmosferë më sportive, shkruan Newsport.al.
