Eliona tregon foton e parë të pasaportës së Galës dhe na ëmbëlsoi Instagramin!

Në muajin mars Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.

Së fundmi, aktorja e humorit ka zbuluar foton e pasaportës së vogëlushes të saj, ku duket një ëmbëlsirë e vërtetë. Eliona ka treguar se po bëhen gati për pushime, ndaj dhe i ka realizuar Galës imazhet për mjetin e identifikimit. “Fotoja e parë për pasaportë e pupushes, po bëhemi gati për pushime”, ka shkruar aktorja krahas imazhit të bekimit të saj.

Eliona nuk ka preferuar të flasë kurrë për bashkëshortin e saj dhe nuk e kemi parë të shfaqet ndonjëherë me të në rrjete sociale. Për këtë arsye, duke qenë se nuk kemi fare informacione, të gjithë mendojnë se Gala është një kopje e Elionës. Por në fakt aktorja ka treguar të kundërtën.

Ajo ka ndarë në Instagram një foto me Galën dhe ka treguar se ajo është kopje të atit. Siç duket Eliona e kqa pranuar këtë fakt dhe nuk i vjen keq që ta tregojë edhe publikisht. “Ju nuk keni parë babin e Galës, prandaj thoni që më ngjan mua. Vajza e vogël e babit. Kopja e babit të vetë”, shkruan Eliona në postim.