Eliona Pitarkës për pak i ka dalë zemra vendit kur zgjodhi fustanin e dasmës: Më dridheshin duart, erdhi nga Rusia…
Aktorja e Klanifornia, Eliona Pitarka u martua pak ditë më parë në një ceremoni shumë të bukur. Eliona dhe partneri i saj kishin zgjedhur datën e lindjës së bijës së tyre, gala, e cila festoi 1 vjetorin, për t’ë bërë ceremoninë e dasmës.
Eliona Pitarka ishte e ftuar në “Jo vetëm modë” ku tregoi për detajet nga dasma dhe u ndal kryesisht te zgjedhja e fustanit. Aktorja tha se fustani kishte ardhur nga Rusia 2 ditë para dasme dhe rrezikoi shumë duke qenë se nuk e kishte idenë ç’do bënte nëse fustani nuk rrinte në përmasat e saj.
“Me fustanin ka qenë një histori më vete. Nuk vendosa dot në asnjë moment, në asnjë fustan kur shkova të shikoja diçka. Doja diçka shumë të pastër, e kisha menduar me mëngë të gjata, saten, të ishte i lëshuar dhe pa kosh. Nuk po e gjeja. U futa në Pinterest dhe po shikoja modele dhe shoh një fustan që sa e pashë, u magjepsa.
Shikoj se ku ishte, “Vesnja” lexonte, futem të kërkoj në Google, në Instagram, pashë faqen e Instagramit, ishte një stiliste ruse. I shkruaj në ëhatsApp, kontaktoj me të, ajo më thotë “në rregull do ta bëjmë me përmasat e tua, mund të na çosh vetëm masat e trupit dhe do ta bëjmë”. Po pyesja veten, një fustan të thjeshtë po të qepësh ti duhet të shkosh 3-4 herë te stilistja për të bërë prova, jo më të çosh vetëm masat deri në Rusi për të bërë një fustan, më dukej absurde, por rrezikova.
Në fillim të muajit Mars e vendosa, ne më 22 e kishim. Deri në momentin e fundit, nuk e vendosa. I thashë “e kam më 22, e realizojmë dot?”, më tha “po, pa merak, do ta bëjmë”. I çova masat dhe ma kanë sjellë fiks në datën 20, në 22 kisha dasmën. Kur ka ardhur fustani, e kam nxjerrë duke m’u dridhur duart, a do më vinte siç duhej, e kam veshur dhe ishte fiks.
Mendoj që mund të jem e vetmja që ta marr një risk të tillë. I pari ishte ai që do të mbetet gjithmonë, edhe për peripecitë, edhe për sikletin që kalova dhe faktin që unë doja që ta kisha kujtim dhe doja ta blija me se s’bën fustanin, pse jo edhe për t’ia lënë trashëgimi Galës”, tregoi Eliona.