Eliona Pitarka pranon se është në një lidhje

Është një nga aktoret seksi të “Apartamentit 2Xl” dhe gjithnjë ka bërë të flasë për të. Këtë herë aktorja Eliona Pitarka u është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit në Instagram. Ndër të tjera ajo është shprehur për jetën e saj sentimentale ku ka pranuar se është në një lidhje dashurie. Ndonëse më herët është shprehur se ishte duke dalë me një djalë tashmë e ka bërë të ditur se është në një lidhje, shkruan Express. Gjithashtu Pitarka ka theksuar se ndihej mjaft e dashuruar me partnerin e saj aktual.